Policia shqiptare e konfirmon arrestimin e Ballistit, zbulohet edhe arsyeja

25 maj 2022 | 12:14

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina i njohur si Ballisti, është arrestuar paraditen e sotme në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes së tij në “Facebook”, por tash ka arritur edhe konfirmimi nga Policia shqiptare.

Sipas medieve shqiptare, tifozi i njohur për lëshimin e dronit në Beograd është vënë në pranga ditën e sotme pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

Që nga lëshimi i dronit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Ballisti gjithmonë ka pasur probleme me ligjin e madje edhe ishte arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar sërish pas…