Policia shqipton 1500 gjoba, ende i madh numri i aksidenteve

07 gusht 2019 | 10:53

Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 81 aksidente trafiku.

Prej tyre 30 kanë qenë me të lënduar, kurse 51 vetëm me dëme në automjete, fatmirësisht nuk ka pasur aksidente fatale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1479 gjoba.

Policia bëri të ditur poashtu se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 34 persona të dyshuar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sejdi Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv…