Policia vazhdon kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve

14 maj 2023 | 11:37

Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planit operativ “Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” ka realizuar kontroll të shtuar të mjeteve transportuese ku ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme me ç’rast janë shqiptuar 50 tiketa trafiku, 13 prej tyre ndaj personave juridik.

Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për një siguri më të madhe në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maurizio Pochettino do të ulet në stolin e Chelseat menjëherë…