Policin bolivian e shpëtoi ‘Libri i Shenjtë’ nga plumbi

14 nëntor 2019 | 15:07

Një oficer policie Bolivian thotë se jeta e tij u shpëtua nga një bibël e vogël në xhep pasi u qëllua në gjoks gjatë përleshjeve të dhunës me protestuesit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka thënë se incidenti ‘mrekullues’ ndodhi kur një plumb 9 mm e goditi atë dje në qytetin Yapacani.

Oscar Gutierrez, kreu i Forcës Speciale të Luftës Kundër Krimit të Santa Cruz, pohoi se plumbi që qëlloi oficerin vinte nga një armë e vjedhur nga policia.

Dhuna shpërtheu midis mbështetësve besnikë të ish presidentit Evo Morales dhe policisë në kryeqytetin e Bolivisë La Paz dhe në qytete të tjera të vendit mbrëmë, i cili pa gaz lotsjellës të përdorur nga forcat e regjimit dhe gjithashtu predha të hedhura në drejtim të oficerëve.

Përleshjet shpërthyen vetëm disa orë pasi presidenti i përkohshëm Jeanine Anez dhe kabineti i saj i ri u betuan në detyrë të mërkurën.

Gutierrez tha se oficeri ishte qëlluar në pjesën e majtë të gjoksit dhe ‘kishte një Bibël që i ndaloi plumbin’.

Oficeri i përfshirë, i cili nuk është emëruar, tha për mediat lokale se ‘po, ishte një mrekulli’.

Pasi u qëllua, polici u dërgua në qytetin e Santa Cruz, në mënyrë që t’i nënshtrohej testeve mjekësore, por ai do të kthehet në punë shpejt, pasi nuk u plagos në incident, sipas raporteve të mediave lokale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nga babai tek i biri. Ashtu si në historinë e…