Policisë i ndalohet shkuarja në pushime

02 gusht 2018 | 18:26

Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.

“Kallxo.com” ka siguruar përmbajtjen e një letre të cilën drejtori i Operativës, Rashit Qalaj, e ka dërguar te vartësit e tij. “Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, është thënë në e-malin e dërguar nga drejtori i Operativës, Rashit Qalaj.

Ndërsa në përgjigjen e Policisë së Kosovës nuk është shkruar arsyeja e një vendimi të tillë. “Policia e Kosovës, sipas planifikimeve operacionale, ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve njerëzore për realizimin e detyrave zyrtare në mënyrë më efikase”, është thënë në përgjigjen e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, 15 vjet më…