Politikanë inatçorë të Kosovës, thirrni arsyes, shteti është në alarm!

30 prill 2020 | 21:07

Rikujtim politikbërësve shqiptarë të Kosovës

Shkruan: Besim Muhadri, Nju Jork

Kosova jonë e dashur, e shumëvuajtur dhe populli i saj edhe më i vuajtur dhe i torturuar deri në dëshpërim, po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë.

Rezultat i të gjitha këtyre është politika e gabuar e atyre që kanë marrë përsipër drejtimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Që nga fillimi e deri tani, mendoj se është ndjekur e po ndiqet një politikë e gabuar, sepse ajo ka ecur e vazhdonë të ecën vazhdimisht nëpër binarët e një politike inatësh, personale e kolektive. Një politike linçimesh, etiketimesh, madje deri në likuidim personalitetesh. Askush nuk dëshiron ta shohë tjetrin dhe kjo është rezultat i një shthuarjeje totale të moralit politik e kombëtar.

Si refelektim i të gjitha këtyre, kemi gjendjen e tanishme, që e ka sjellur vendin në zgripcin e një falimentimi të madh. Viktimë, përveç shtetit të brishtë, është edhe populli i Kosovës, i ndarë, i përçarë, që ka ardhur deri në shpërthim të vrullshëm, që mund të shpie në vëllavrasje. Ndarja në parti politike, është e natyrshme dhe  shëndtetshme për demokracinë, por ndarja në klane të rrezikshme linçuese, eleminuese, është përtej politikës demokratike. Përtej synimeve të

shtetbërjes dhe të shtetndërtimit.

Nuk dua të bëj përjashtim aspak. Që të gjithë jeni e jemi fajtorë për ardhjen e kësaj situate

politike shpërthyese, më të madhe se pandemia ogurzezë që ka pllokosur globin. Kosova është në rrezik dhe përgjegjës janë të gjitha ata që po i fryejnë zjarrit për të shkatërruar këtë vend.

Ndoshta edhe pa vetëdije, por alarmi i rrezikut është i ndezur, të cilit askush nuk po i përgjigjet për ta ndalur.

Politikanë, media, analistë, e kushdo nga ju që po i fryeni këtij zjarri shkatërrues për vendin,

thirrni mendjes e kthjelluni sa s’është bërë vonë, sepse bota nuk ka më kohë të na korrigjojë dhe të na pajtojë. Fati i këtij vendi dhe i këtij populli, fatkeqësisht, është në duart tuaja.

Mblidhni mendjen dhe thirrni arsyes, kthilluni e bashkohuni. Nëse nuk e keni këtë vullnet, më

mirë lëshoni udhë, se ndoshta nuk kanë vdekur idealisëtët dhe njerëzit a arsyeshëm, të cilët mbi të gjitha kanë atdheun, shtetin e jo pushtetin. Kosova ka kapacitete intelektuale për ta kthejllur vendin, për të tejkaluar këtë situatë. Lërini inatet personale, lërini krenaritë e tepruara, e bashkohuni.

Nëse për asgjë tjetër, bëni për hatër të Atdheut, për hatër të këtij populli që po vuan për shkakun e egos suaj të sëmurë e të pashërueshme. Bëni për hatër të ardhmërisë së gjeneratave të reja, që për shkak të humbjes së perspektivës në Atdheun e shanatazhuar e të vrarë nga politika juaj inatçore, po bredhin pa shpresë rrugëve të botës.

Bëni këtë sa nuk është bërë vonë. Në të kundërëten historia do t’ju mallkojë. Apo nuk e keni problem këtë punë?!.

Kosova është në pritje të reflektimit tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ka regjistruar 6,276 raste të reja me Covid-19 gjatë…