Polonia pret leje nga Gjermania për dërgimin e ‘Leopardëve’ në Ukrainë

24 janar 2023 | 20:49

Bombardimet ruse për të marr kontrollin e Bahkmut në zonën e Donjeck, kanë rrafshuar pothuajse të gjithë qytetin.

Mungesa e municionit ka lënë Ukrainën mbrapa në betejë, teksa vendet perëndimore po bëhen gati për dërgime të reja armësh në vlerë miliardash.

Në to nuk përfshihen tanket e prodhimit gjerman Leopard, për të cilat Gjermania nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për t’i nisur drejt Ukrainës.

Gatishmërinë për t’i dhuruar tanket e veta të këtij lloji e ka Polonia, e cila kritikoi Berlinin për mosveprim të shpejtë për të dhënë lejen e transportimit.

“Ne mund të shohim shumë qartë se ata nuk duan të ndihmojnë Ukrainën, e cila po mbron veten, në një masë më të madhe. Çfarë do të thotë? A do të thotë frikë, apo do të thotë ndonjë shqetësim tjetër i  pakuptueshëm? Apo do të thotë një besim se është ende e mundur të ktheheni në marrëdhëniet normale me Rusinë?”, tha Mateusz Morawiecki, kryeministër polak:

Se nuk kanë qëndrim për këtë ende e tha edhe ministri gjerman i Mbrojtjes i cili zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Madje ai tha se NATO nuk duhet të bëhet palë në luftë.

“NATO nuk duhet të bëhet palë në luftë, megjithatë, kohezioni i aleancës është i një rëndësie qendrore, si në imazhin e jashtëm të Ukrainës, kombit që po sulmohet këtu dhe të cilit ne jemi zotuar të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar”, deklaroi Boris Pistorius, ministër gjerman i Mbrojtjes.

Megjithatë gjermani tha se qeveria e tij do të marrë se shpejti një vendim për dërgimin e tankeve Leopard II, dhe inkurajoi partnerët e NATO-s që të fillojnë trajnimin e ekuipazheve ukrainase për përdorimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles McGonigal, ish-drejtori i FBI-së, është arrestuar në Amerikë për…