Pompeo bën betimin, niset për në Bruksel

27 prill 2018 | 10:17

Majk Pompeo ka bërë betimin të premten në Gjykatën Supreme si Sekretar i ri i Shtetit amerikan, menjëherë pasi që Senati e konfirmoi zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Agjencia “AP”njofton se pritet që Pompeo nga Gjykata Supreme do të shkojë në bazën e aviacionit Endruz, ku e pret avioni, me të cilin për herë të parë si Sekretar Shtetit do ta vizitojë Evropën.

Pompeo së pari shkon në takimin e NATO-s.

Ai sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që është udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në krye të diplomacisë amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Ortoprotetike ka dy vjet që nuk është furnizuar me…