Pompeo viziton Korenë e Veriut për të biseduar rreth denuklearizimit

03 korrik 2018 | 10:42

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të udhëtojë këtë të enjte drejt Phenjanit, për të biseduar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, rreth denuklearizimit të këtij vendi, tha Shtëpia e Bardhë.

Kjo do të jetë vizita e parë e Pompeos në Kore të Veriut që nga takimi, më 12 qershor, midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij verikorean, në të cilin ky i fundit është pajtuar “për të punuar drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean”.

“Për të vazhduar punën e rëndësishme rreth denuklearizimit, sekretari Pompeo do të udhëtojë në Kore të Veriut më 5 korrik, për të takuar liderin verikorean dhe ekipin e tij”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, raporton “Rel”.

Pas Phenjanit, Pompeo do të udhëtojë në Tokio dhe Pjongjang, për të diskutuar të njëjtën çështje me zyrtarët japonezë dhe jugkoreanë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka thënë se…