Populli në krizë sociale, disa përmbarues ende bllokojnë xhirollogaritë

04 maj 2020 | 21:40

Gent Gjini

Populli tani është i njoftuar për përmasat e paparashikuara të virusit Covid-19, si nga aspekti njerëzor ashtu edhe pasojës në thellimin e krizave sociale në vend, ku ekskluzivisht këtu tangohet sektori privat. Kemi parë që shumë biznese janë afër falimentimit, disa prej tyre janë mbyllur dhe shumë qytetarë kanë mbetur pa punë, ndërkaq të rinjtë janë të pashpresë.
Në anën tjetër detyrimet ndaj shtetit si taksat dhe gjërat e ngjashme nuk ndalohen për qytetarët në këtë kohë krize.
Këto ditë kemi parë lajmin nga Ministria e Drejtësisë se përmbaruesit nuk duhet t’i bllokojnë xhirollogaritë e qytetarëve dhe të bizneseve për muajin mars dhe prill. Pra, kërkohet që përmbaruesit mos të jenë aktivë, vetëm sa i përket këtyre muajve. Qytetarëve që u janë bllokuar xhirollogaritë private duhet t’u zhbllokohen.
Por sa po shihet në praktikë kërkesa sa aq morale pse jo edhe ligjore obligative e ministrisë, në këtë kohë të vështirë është e papërfillshme për disa përmbarues privatë, të cilët ende vazhdojnë të mbajnë të bllokuar xhirollogaritë private të qytetarëve dhe bizneseve afariste. Në anën tjetër me veprimet e tilla të përmbaruesve, në këtë kohë krize, shfaqet edhe një paradoks tjetër, sepse deri tani Ministria e Financave ka krijuar pakon e ndihmës financiare për bizneset e sektorit privat, pra që tani pritet që mjetet financiare t’u derdhen bizneseve me të vetmin qëllim që të menaxhohet dhe kalohet me “lehtësi” kriza e pandemisë, fatkeqësisht në anën tjetër xhirollogaritë janë të bllokuara nga disa përmbarues.
Kjo nuk do koment dhe është skandaloze. Dhe ja çfarë sheh njeriu kur ai ballafaqohet në këtë kohë të vështirë, në rrethana të jashtëzakonshme. Pra, tani edhe ajo pak ndihmë modeste simbolike po tjetërsohet. Qytetarin po e bëjnë edhe më të varfër, kur faktikisht ai s’ka mjete si të jetojë dhe ta kalojë këtë situatë, sepse më herët ai ishte i punësuar, kishte punën, biznesin, pra thënë më troç gjendej disi. Duhet të mos harrojmë se edhe para këtij virusi papunësia ishte e madhe. Kriza sociale ishte prezentë.
Ministrisë së Drejtësisë nuk duhet t’i mjaftojë që vetëm me një dokument “vetëdijesues” t’i bëjë thirrje përmbaruesve privatë, që qytetarëve dhe bizneseve të mos ua bllokojë xhirollogaritë në këtë kohë krize por duhet t’i përcjell në terren gjithë përmbaruesit dhe nga rezultatet që do të gjej të ndërmerr masa adekuate ligjore administrative ndaj atyre përmbaruesve, që mbajnë të bllokuar xhirollogaritë për qytetarët dhe bizneset.
Po t’i bëhej një vështrim më detajues situatës që po kalon vendi, edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare e evropiane, kanë të sanksionuar dhe paraparë rregulla, pra për situata të tilla.
Shteti dhe institucionet duhet të tregohen më të mëshirshëm që qytetarëve dhe bizneseve të sektorëve privatë të mos i ngarkojnë me detyrime financiare por t’u gjenden afër dhe të solidarizohen me popullin taksapagues. Edhe ajo mbështetje financiare nga qeveria është meritë e tyre – qytetarëve dhe bizneseve, sepse kanë paguar dhe vazhdojnë t’i paguajnë taksat dhe detyrimet në interes të shtetit. Të marrim shembullin sadopak të shtetit të Italisë, ku qytetarë ka liruar nga taksat, si nga rryma, ujit, etj.., e duke mos harruar edhe mbështetjen financiare që u ka dhënë popullit në sektorët privatë, në rastin konkret përmbaruesve privatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i PSG-së është shpallur kampione e Ligue 1, por…