PSG-ja është shpallur kampione e Francës, por Lyoni kërkon vazhdimin e kampionatit

04 maj 2020 | 21:34

Klubi i PSG-së është shpallur kampione e Ligue 1, por është një klub tjetër që kërkon vazhdimin e kampionatit.

Bëhet fjalë për skuadrën e Lyonit. Presidenti Zhan Mishel Ola, ka deklaruar: “Po varim veten. Ky ndalim u kushton shumë shoqërive dhe vetë ligës”.

“Jam në thelb dakord me atë që ka thënë Noel. Ai, ndryshe nga liga, kërkon që kampionati të përfundojë dhe unë jam 100% dakord. Në fillim u krye një gabim politik. Përse duhej të nxitoheshim dhe të thoshim se nuk mund të luajmë deri përpara gushtit? Franca e sportit është si Franca e biznesit, ka garë”, ka shtuar ai. (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Shameti është falënderues ndaj klubit të Gjilanit për mbështetjen…