Porosia e Sali Berishës për Lulzim Bashën

23 maj 22:39

“Unë kam një princip e mbaj dhe e them. Me Edi Ramën nuk mbahen zgjedhjet. Rama në vitin 2017 kishte një mundësi. Nuk ka provë më të rëndësishme mbi tokë për një kryeministër se sa zgjedhjet. U faktua në 2017”.

Ishte kjo deklarata e Sali Berishës, që deri diku i ngjan një porosie për Lulzim Bashën, teksa po flitet për një dialog mes palëve.

I pyetur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit nëse a mund të ketë dialog me Ramën, Berisha tha: Duke lexuar letrat nuk ka asnjë mundësi.

Berisha edhe njëherë theksoi se në 30 qershor nëse nuk arrihet një marrëveshje mund të ketë përplasje.

“Opozita nuk mundet kurrë të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë, ne nuk po kërkojmë pushtet që Avdylët të mos ndikojnë votat e shqiptarëve”, tha ish kryeministri.

Ai tha se nuk kishte asnjë ndikim mbi Bashën në lidhje me vendimin për djegien e mandateve, ndërsa theksoi se e mbështeste këtë vendim.

Pjesë nga emisioni

Blendi Fevziu: A e shikoni të mundshëm një dialog me Edi Ramën në këtë moment?

Sali Berisha: Duke lexuar letrat e Ramës, nuk ka mundësi.

Blendi Fevziu: A do të intensifikojë përplasje opozita me lëndë djegëse në datën 25 Maj deri në 30 Qershor?

Sali Berisha: Nuk merrem. Unë shikoj një gjë, që zemërimi është në rritje të madhe dhe i papërmbajtur. Së çfarë do të bëjë opozita nuk merrem…

Blendi Fevziu: A rrezikon Shqipëria që na datën 30 Qershor, nëse nuk gjendet një marrëveshje të shkojë në një gremine që nuk dihet ku ndalon?

Sali Berisha: Edhe rrezikon…

Blendi Fevziu: A ka kasa politikë shqiptarë kosheincën për këtë që po ndodh, të ulet dhe të gjejë një zgjidhje?

Sali Berisha: A ka opozita mundësinë të humbëse të drejtën e votës së lirë?

Blendi Fevziu: A i keni llogaritur ju presionin e ndërkombëtarëve që mund të vijë dhe të bëhet më i fortë. Madje, Rama citon të drejtën e ndalimit për ty, për të hyrë në SHBA dhe BE?

Sali Berisha: I kishin bërë një meme ku vizat për në SHBA dhe BE, jepen në Surrel.

Blendi Fevziu: Nëse SHBA, BE do ju thotë Stop, Stop, do shkoni ju vetëm “në luftë”?

Sali Berisha: Unë jam i bindur se me Ramën zgjedhje nuk mund të ketë.

Blendi Fevziu: Ju keni deklaruar, o bie Edi Rama, o zhbëhet opozita. A është ky një lloj kërcënim?

Sali Berisha: Nuk është një kërcënim është një e vërtetë, opozita nuk mundet kurrë të tërhiqet nga beteja e saj për votën e lirë. Opozita s’po kërkon pushtet, po kërkon që Avdylët, etj të mos diktojnë votat e shqiptarëve. /Opinion.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat Studentore të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Prizrenit, Universitetit…