Porti i Durrësit, apel udhëtarëve: Kujdes me policat e sigurimit, ka mashtrues

09 gusht 2018 | 12:53

Policia kufitare ka bllokuar 30 polica sigurimi të parregullta në Portin e Durrësit teksa u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e mashtrimeve.

“Një grup personash mashtrojnë udhëtarët duke falsifikuar letrat me vlerë, polica sigurimi. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës nisur nga rastet e shumta të konstatuara ditët e fundit nga ana e Kontrollorëve gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjeteve me targa të huaja që hyjnë në Portin e Durrësit, këshillon të gjithë udhëtarët që të kenë kujdes. Nuk duhet të presin polica sigurimi për automjete gjatë kohës që udhëtojnë në traget, nga persona fizikë, të pa autorizuar dhe të pa licencuar duke ofruar shërbimin në dorë dhe jo pranë një zyre agjencie ligjore për këtë shërbim”, ka njoftuar policia e Durrësit.

Nga data 01.07.2018 – 08.08.2018, në kuadër të rritjes së masave të kontrollit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare Durrës është bërë e mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme polica sigurimi të parregullta, 30 raste janë proceduar.

Policia për çdo rast ka në dispozicion numrin 112.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë…