Portieri i Holandës: I pres penalltinë Messit dhe fitojmë Kupën e Botës

08 dhjetor 2022 | 14:39

Holanda ka arritur në çerekfinale të Kupës së Botës ku do të përballet me Argjentinën.

Pritet një sfidë e zjarrtë pasi dy ekipet përfaqësuese duan të kalojnë në gjysmëfinale dhe janë ndër favoritet për ta fituar Kupën e Botës.

Portieri i Holandës, Andries Noppert ka folur para përballjes me Argjentinën e cila zhvillohet të premten mbrëma me fillim nga ora 20:00.

Noppert ka thënë fillimisht se është i gatshëm për t’i pritur penalltinë kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

“Unë jam gjithmonë i përgatitur për penalltitë. Edhe Messi mund të dështojë nga pika e bardhë, e pamë ndaj Polonisë. Ai përdor gjithmonë të njëjtën këmbë për të goditur penalltitë. Sigurisht që edhe unë mund t’ia pres atij penalltinë”,tha Noppert.

Tutje portieri holandez ka thënë se ka mbrojtjen më të mirë para vetës dhe kjo e bën të ndjehet komod në portë, teksa thotë se objektivi është ta fitojnë Kupën e Botës.

“Unë kam mbrojtjen më të mirë përpara meje, kështu që nuk shqetësohem shumë në lidhje me ndeshjet që do të luajmë”. “Objektivi im është të fitoj Kupën e Botës me Holandën”, u shpreh portieri holandez.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…