Portieri i Kosovës transferohet te Adana Demirspor

27 korrik 2021 | 17:15

Portieri i Kosovës, Aro Muriç do të luajë sezonin tjetër tek skuadra turke Adana Demirspor.

22-vjeçari është huazuar nga skuadra e Mançester Sitit e cila zotëron dhe kartonin e lojtarit. Adana Demirspor sezonin e kaluar luajti në Ligën e Parë turke duke u shpallur dhe kampione, teksa këtë vit do të jetë në Superligë në elitën e futbollit turk.

Interesante është se Muriç do të jetë shok skuadre me Mario Balotelin, pasi pak kohë më parë klubi turk zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin italian, duke bërë dhe bujë të madhe. Aro Muriç prej vitit 2017 është pjesë e Cityt, por pjesën më të madhe e ka kaluar në huazim tek skuadra si NAK Breda në Holandë, Notingam Forest dhe Girona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës të cilët kanë mbijetuar nga aksidenti tragjik…