Portieri i Kosovës, Visar Bekaj pezullohet për 12 muaj

26 maj 2023 | 17:29

Visar Bekaj është dënuar me pezullim prej 12 muajve nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF).

Sipas këtij komisioni, portieri i Kosovës është dënuar për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës.

Bekaj gjithashtu është gjobitur edhe me 100 mijë lekë.

“Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FShF-ja.

Ky vendim vije një ditë pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të në Kategorinë Superiore, mes Tiranës dhe Bylisit, që u mbyll baras 2:2. Kjo ndeshje u përcoll gjithashtu edhe me polemika të ndryshme.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Tiranës u futën në fushë dhe e sulmuan gjytarin e ndeshjes, ndërsa Bekaj nuk është përmbajtur në një deklaratë televizive.

Përveç reprezentuesit kosovar, masa u morën edhe ndaj disa futbollistëve tjerë.

Ndaj KF Tiranës është marrë një masë e përkohshme që ndeshjet në shtëpi t’i luajë pa shikues në një afat prej 90-të ditësh.

Vendimet nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të…