Posta e Kosovës dhe Komuna e Skenderajt nënshkruan dy marrëveshje

02 mars 2021 | 20:47

Në vazhdën e objektivit kryesor për rritjen e të hyrave vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale të Postës së Kosovës, sot  U.d kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar edhe dy marrëveshje me Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. 

 “Posta e Kosovës do të shpërndajë faturat e tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit e Skenderajt, si dhe do të ofrojë shërbimet e pagesave të ndryshme për qytetarët skenderajas  brenda objektit të Komunës së Skenderajt”, është thënë në njoftimin e Postës së Kosovës.

U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, falënderoi përzemërsisht Kryetarin Bekim Jashari për besimin dhe mbështetjen e tij dhënë për Postën e Kosovës, sidomos në rrethanat kur gjendja e pandemisë ka ndikuar negativisht në afarizmin e ndërmarrjes. 

“Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, u.d. kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, drejtorët e drejtorive Gazmend Isufi e Burim Geci, si dhe Menaxherin Regjional të Mitrovicës, Faruk Hamza, të cilët kanë dhënë kontribut të përbashkët në realizimin e këtyre projekteve.  Të dy udhëheqësit u zotuan se do vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe në interes të qytetarëve të Skenderajt”, është thënë tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj Muajt e fundit, pjesë e debateve të përditshme…