Posta e Kosovës me shërbime për qytetarët në objektin e komunës së Podujevës

08 mars 2021 | 16:04

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve për qytetarët brenda objektit të administratës komunale.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, me të cilin ka biseduar për format e bashkëpunimit në favor të ofrimit të shërbimeve dhe avancimit të tyre.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi dhe drejtori Smakiqi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës sigurohet ofrimi i shërbimeve të Postës së Kosovës brenda objektit të administratës komunale.

Kryetari Bulliqi tha se kjo marrveshje ndihmon në avancimin e shërbimeve për qytetarët llapjanë, sepse Posta e Kosovës do të ofrojë shërbimet e saj në mënyrë që pagesat dhe shërbimet e tjera t’i kryejnë brenda objektit të komunës.

Edhe drejtori i Postës së Kosovës u shpreh i lumtur për bashkëpunimin dhe premtoi se ky institucion shumë shpejt do t’i ndërmarr veprimet e nevojshme, që sa më shpejt të fillohet me ofrimin e shërbimeve brenda objektit të administratës komunale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Pejës,…