Potoku: Ballkani do ta fitojë titullin

29 maj 2020 | 19:10

Pandemia Covid-19 padyshim se ka ndikuar edhe në futbollin vendor kjo pasi që Superliga e Kosovës u pezullua e po ashtu edhe stërvitjet grupore.

Se si ka ndikuar pezullimi i ndeshjeve gjatë kësaj kohe në formën e futbollistëve, tregoi për gazetën Sinjali, futbollisti i Ballkanit Arbër Potoku.

Potoku tregoi që edhe përkundër situatës që ka qenë në vend, futbollistët janë munduar të mbajnë formën e tyre.

“Sigurisht që çdo gjë pauzë kaq e gjatë të len anash dhe nuk është njësoj si kur je në ritmin e lojërave në kampionat por ne kemi qëndruar aktiv gjatë gjithë kohës me stërvitje dhe jemi munduar që të mbajmë formën tonë fizikë”, tregoi futbollisti i Ballkanit.

Po ashtu Arbër Potoku tregoi se skuadra e Ballkanit është mjaftë e motivuar. “Gjendja fizike e lojtarëve të skuadrës sonë është e mirë, po stërvitemi çdo dit dhe skuadra duket mjaftë e përgatitur dhe e motivuar”.

Sipas Potokut, kampionati është duke filluar andaj duhet të jenë gati që ta kryejnë punën. “Koha nuk është që të presim se a do të kthemi në formë pasi që kampionati po fillon dhe kemi ndeshje shumë të ngjeshura çdo 3 dit, ne duhet të jemi gati dhe ta kryejmë punën tonë”, deklaroi futbollisti kosovar.

Ndërsa sa i përket kampionatit, Arbër Potoku tregoi që skuadra është e motivuar dhe do të mundohem të mbajnë pozitën që e kanë në mënyrë që të shpallen kampion.

“Siç e thash edhe më herët skuadra duket mjaft e motivuar dhe e përgatitur për kampionat, ne duhet të mbajmë këtë pozitë që kemi dhe në fund të shpallemi kampion”, përfundoi Arbër Potoku.

Superliga e Kosovës pritet që të rifilloj nga 7 qershori dhe pritet të përfundoj më 20 korrik, sipas afatit të kërkuar nga UEFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, insiston se ka…