Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
12 maj 2026
| 11:58
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik në La Liga.
Së fundmi, “Pirati” është përfshirë edhe në formacionin e javës. Muriqi realizoi golin e barazimit ndaj Villarealit.
Ai është vlerësuar me notën 8.2 nga faqja e njohur Sofascore.
32 vjeçari deri më tani këtë edicion në ligën spanjolle i ka realizuar 22 gola dhe është në garë për t’u bërë golashënuesi më i mirë.




