Potter: Fitore e rëndësishme, por ende kemi një rrugë të gjatë për të bërë

06 tetor 2022 | 11:57

Chelsea e mposhti Milanin me rezultat 3-0, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Trajneri Graham Potter ka thënë se kjo fitore është e rëndësishme, por që Chelsea ka rrugë të gjatë për të bërë në garën më të fortë në futboll.

“Në fillim të pjesës së dytë kemi vuajtur paksa, por kjo është pozitive. Më pas, goli i dytë na qetësoi dhe na riktheu kontrollin. Në përgjithësi nuk mund të ankohem: porta e paprekur, tre gola, personalitet i madh i lojtarëve”, ka thënë trajneri Potter për “UEFA.com”.

“Djelmoshat kanë qenë vërtet të hapur, të përgjegjshëm dhe të ndershëm, është fantastike të punosh me ta. Është një fitore e rëndësishme, por e kemi ende një rrugë të gjatë për ta bërë në këtë garë”, ka deklaruar Potter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për personat me…