Pozita e trajnerit në Barcelonë, Arteta: Jam mirë në Arsenal  

29 janar 2024 | 15:58

Xavi Hernandez ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona dhe tashmë mediet kanë filluar të aludojnë për teknikun e ardhshëm.

Sipas raportimeve të orëve të fundit nga mediet spanjolle, thuhet se Mikel Arteta do të jetë trajneri i ri i katalanasve nga sezoni i ardhshëm.

Pas këtyre zërave, ka qenë tekniku spanjoll i cili i ka hedhur poshtë dhe duke i cilësuar si “Fake News”.

“Nuk e di nga vjen ky lajm. Është totalisht i rremë. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë, nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë. Unë jam shumë mirë tek Arsenali, do të vazhdoj këtu, jam në vendin e duhur”, është shprehur Arteta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja, të cilët i bashkoi industria e filmit, dëshiruan që…