Prandelli largohet nga Fiorentina

23 mars 2021 | 14:31

Cesare Prandelli është larguar nga posti i trajnerit te Fiorentina.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Prandelli ka dhënë dorëheqje pas rezultateve të dobëta të ekipit këtë edicion. Me largimin e Prandellit, thuhet se Fiorentina ka vendosur që ta rikthej në krye të ekipit Beppe Iachinin për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Në fakt, Prandelli e kishte zëvendësuar Iachinin te Fiorentina në nëntor të vitit të shkuar për shkak të rezultateve jo të mira. Fiorentina, aktualisht renditet në pozitën e 14 në tabelë me 29 pikë të mbledhura pas 28 ndeshjeve të luajtura në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…