‘Pregaditjet intenzive’, brenda një fjalie bashkëshorti i presidentes bën dy gabime gjuhësore

08 shtator 2023 | 00:11

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka ndarë me publikun një foto-storie në “Facebook”, ku ai vetë shihet duke lyer muret e ambasadës së Kosovës në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që bie në sy në postimin e Sadriut, janë dy gabime gjuhësore, të cilat ndodhen brenda një fjalie të vetme: “Pregaditjet intenzive nuk kanë ndalur”, ka shkruar ai.

Fjalia pa gabime gjuhësore do të duhej të ishte: “Përgatitjet intensive nuk kanë ndalur”.

Prindon Sadriu është zëvendës-shef i Misionit në Ambasadën e Kosovës në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq vetëm në katër komuna, në dy…