Premton shumë për të ardhmen, talenti shqiptar zbret në fushë me Borussia Dortmund

19 korrik 2021 | 18:37

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Albin Thaqi është duke kaluar një moment shumë të mirë, teksa është grumbulluar me ekipin e parë të Borussia Dortmund. 19-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të të rinjve, por trajneri i ri, Rose ka vendosur që për fazën përgatitore në verë ta marrë në ekipin e parë.

Thaqi ka qenë pjesë e verdhezinjve në dy miqësoret që këta të fundit kanë zhvilluar, ndaj Bochum dhe ndaj Giessen. Madje ndaj këtyre të fundit e ka nisur ndeshjen edhe si titullar.

Kjo tregon se mbrojtësi ka lënë përshtypje të mira te trajneri Rose dhe në sezonin e ri mund t’i jepet mundësia të jetë pjesë e ekipit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frederico Chiesa zhvilloi një Europian të shkëlqyer, duke qenë vendimtar…