Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me tri organizatat e luftës së UÇK-së

18 korrik 2023 | 17:05

Presidenca e Kosovës në njoftimin e saj për medie ka dhënë hollësi të takimit me tri organizatat e luftës së UÇK-së.

Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë.

“Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Organizatën e Veteranëve, Shoqatën e Invalidëve dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, të cilët i adresuan shqetësimet e tyre në raport me përmbajtjen e Ligjit nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, që u miratua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Në takim me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, presidentja Osmani i ka njoftuar ata se Ligji për Pagën Minimale ende ndodhet në Kuvend dhe sapo të vjen në Presidencë do të trajtohet nga ana e ekspertëve ligjorë në Presidencë dhe në përputhje me kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Më tej është thënë se ky ligj do të analizohet nga zyra e presidentes, më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive.

“Në këtë takim organizatat e dala nga lufta e UÇK-së prezantuan edhe disa nga sfidat me të cilat përballen këto kategori dhe u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin për trajtimin e tyre”, ka njoftuar Presidenca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën…