Presidenca: Serbia ka emëruar zyrtarë ilegal në Kosovë

07 gusht 2023 | 17:18

Shefi i kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka bërë me dije se Serbia ka emëruar struktura ilegale në katër komuna të Kosovës.

Përmes një cicërime në “Twitter”, Vela ka shkruar se kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një…