Presidenti Ademi pret në takim sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19 Elion Bujupi

29 mars 2024 | 12:06

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së, sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U19, njëkohësisht anëtarin e VFB Stuttgart U19, Elion Bujupi.

“Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë. Familjen e Elionit e përgëzova në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani. Elionit ia rikujtova që FFK do të jetë gjithmonë afër të gjithë Dardanëve të rinj, në rritjen e tyre të mëtutjeshme dhe i dëshirova suksese në karrierën e tij”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, me ftesë…