Sveçla takohet me Ballën, ja për çfarë u dakorduan

29 mars 2024 | 12:05

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Brendshme, gjatë kësaj vizite, ata u pajtuan që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Task-forca e përbashkët e migracionit. Ky bashkëpunim do të realizohet nëpërmjet koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Svçela ka shprehur gatishmërinë e plotë të Kosovës për të bashkuar forcat në taskforcë të përbashkët të migracionit.

“Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të përbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Në takimin të Përbashkët Mbikëqyrës, përfaqësuesit e delegacioneve kanë prezantuar arritjet e deritanishme të task-forcës dhe planifikimet për të ardhmen në luftën kundër kësaj veprimtarie ilegale.

Takimi i radhës ndërmjet dy palëve do të mbahet në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…