Presidenti Ademi priti profesorët e Universitetit Amerikan të Kuvajtit 

01 shtator 2022 | 16:54

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot dy profesorët e Universitetit Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, dr. Blerim Limani dhe dr. Daniel Brown.

Ata e njoftuan kreun e FFK-së rreth aktivitetit të tyre në këtë universitet si dhe për projektin rreth zhvillimit të një hulumtimi për futbollin e viteve të 90-ta nën kushtet e pushtimit serb dhe larg objekteve të stadiumeve, si njëra nga format e rezistencës së popullit shqiptar në Kosovë.

Presidenti Ademi i falënderoi dy profesorët për vizitën dhe i përgëzoi për këtë nismë, teksa vlerësoi se shembulli i zhvillimit dhe mbijetesës së futbollit kosovar në një formë të tillë në vitet e 90-ta ka qenë unik dhe i papërsëritshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, ka nxjerrë…