Presidenti Ademi vizitoi fushën e Irzniqit në Deçan, shpreh gatishmërinë për të ndihmuar finalizimin e projektit

26 nëntor 2022 | 17:16

Presidenti Agim Ademi ka qëndruar, sot, për vizitë në fshatin Irzniq të Deçanit, për të parë nga afër hapësirën e cila ishte dedikuar për fushë futbolli.

Kjo fushë, ka qenë e kontraktuar nga MKRS, por ashtu sikurse në shumë stadiume tjera edhe në këtë projekt ka ngecur puna dhe ka mbetur i papërfunduar për arsye të ndryshme.

Kreu i FFK-së gjatë kësaj vizite theksoi se është shumë i interesuar për të pasur sa më shumë fusha futbolli në vendin tonë, derisa theksoi se fusha në Irzniq duhet të jetë prioritet, duke pasur parasysh faktin se shumë fëmijë të këtij fshati detyrohen të shkojnë në Deçan për të zhvilluar aktivitetin e tyre futbollistik, në mungesë të një fushe stërvitore.

Presidenti Ademi shprehu shpresën se MKRS do t’i japë drejtim këtij projekti, por njëherësh ka kërkuar nga Komuna e Deçanit që të bëjë më shumë përpjekje në jetësimin e projektit të kësaj fushe.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të nënshkruar Memorandumin trepalësh MKRS-Komunë-FFK, në mënyrë që kjo fushë e futbollit të përfundojë dhe të vihet në dispozicion të talenteve të kësaj treve.

Presidenti i FFK-së, është ndal edhe në fshatin Prejlep ku ka vizituar Kullën e familjes Dabiqaj si dhe ka nderuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dështimi për një marrëveshje në takimin e fundit në mes…