Presidenti i Argjentinës: Messi është më i mirë se Maradona

25 janar 2018 | 11:11

Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, ka thënë se Lionel Messi është futbollist më i mirë se legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.

Gjatë vizitës së tij diplomatike në Rusi para Kupës së Botës, presidenti i Argjentinës u pyet rreth mendimeve që ka për futbollin si dhe se kush është më i mirë mes dy legjendave të vendit të tij. Macri është figurë me përvojë në futboll, pasi në të kaluarën ka qenë president i Boca Juniorsit.

“Kam vendosur dhe Lionel Messi është më i mirë se Diego Maradona”, ka thënë ai për televizionin rus RT. “Është shumë më vështirë të jesh më i miri në këtë kohë se në të kaluarën, në radhë të parë sepse loja luhet me shpejtësi tjetër dhe me stil më ndryshe”, ka thënë ai teksa e ka arsyetuar qëndrimin pro-Messit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shemsi Syla dhe Sali Zyba janë dy deputetët më të…