Presidenti austriak shkon nesër në Tiranë, zbulohet agjenda

26 mars 2023 | 17:47

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen.

Lajmi është konfirmuar nga presidenca shqiptare, teksa përmes një njoftimi është publikuar edhe agjenda që do të ndiqet nga Van der Bellen.

Begaj do të mirëpresë presidentin e Austrisë në Institucionin e Presidentit me një ceremoni shtetërore, dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Agjenda e vizitës:

10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse./abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 29 numri i emigrantëve të vdekur nga…