Presidenti Biden e uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë
16 shkurt 2024
| 12:03
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një telegram urimi për 16-vjetorin e pavarësisë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R.Biden Jr.
Me këtë rast, presidenti Biden ka konfirmuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues.
Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga presidenti Biden: