Presidenti De Gaulle dhe faturat

27 shtator 2022 | 08:50

Nga: Mihai Șora
Përktheu: Aurel Plasari

Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e energjisë elektrike dhe të telefonit në apartamentin e vogël të shërbimit në pallatin Elize (Élysée), ku jetonte. Atyre që qenë të ftuar t’i bënin vizita në hapësirën private – të afërm ose miq – nuk iu shërbye kurrë ushqim, verë a delikatesa të tjera nga depozita dhe kantinat e Institucionit Presidencial. Zonja Yvonne de Gaulle nuk pranoi të përdorte enët e institucionit, të cilat ajo i konsideronte “të ligjshme” vetëm për takime në agjendën publike.

Gjatë pushimeve ose në fundjavë, kur tërhiqej në shtëpinë e vet në Colombey-les-deux-Églises, gjenerali De Gaulle e pagoi gjithmonë vetë benzinën, duke e konsideruar që ishte udhëtim privat.

Janë bërë të famshme ndërhyrjet e Gjeneralit që nipërit dhe mbesat të mos përfitonin ndopak nga ndonjë status i veçantë në shkollat që ndiqnin, që të mos ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak ose të mos zinin ndonjë vend të ngrohtë, edhe kur disa funksionarë mund të kishin pasur ide të tilla.

Birin e vet, Philippe de Gaulle, komandant në regjimentin e blinduar të marinsave dhe hero i çlirimit në Luftën e Dytë Botërore, Gjenerali refuzoi ta dekoronte pikërisht sepse ishte i biri. Ai vetë mbeti për gjithë jetën gjeneral brigade, duke refuzuar me kokëfortësi çdo propozim për titullin e mareshalit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Muhamet Pirraku  “Armiqtë nuk do të arrijnë të më…