Presidenti dekoron ish-kryeministrin

06 qershor 2018 | 16:58

Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi është dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Kryeministrin e parë të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili ishte edhe iniciues i nënshkrimit të apelit të intelektualëve kundër suprimimit të autonomisë dhe pjesëmarrës në Rambuje, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Ish-kryeministri Bukoshi ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe punën e përbashkët në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se në kampin gjerman problemet s’kanë të mbaruar. Joachim…