Presidenti i Ankaragucut goditi gjyqtarin, ky është dënimi

15 dhjetor 2023 | 12:32

Presidenti i Ankaragucut, Faruk Koca, është pezulluar përjetë për shkak të grushtit ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler.

Ndërkohë, klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë euro dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme shtëpiake.

Koca humbi kontrollin e nervave pas ndeshjes Ankaragucu-Rizespor që përfundoi në barazim 1-1 falë golit të skuadrës mike në minutën e shtatë shtesë.

Më pas dha dorëheqjen, duke deklaruar se asgjë nuk mund të justifikonte dhunën e ushtruar prej tij ndaj kryesorit të sfidës. “Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandaloj që Ankaraguci, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, kishte deklaruar 59-vjeçari. Koca vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën gjyqtarin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet. Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancë të jashtëzakonshme, të premten Kuvendi Komunal njëzëri miratoi…