Presidenti i Bolivisë pranon azilin në Meksikë

12 nëntor 2019 | 10:58

Evo Morales e pranoi ofertën për azil politik në Meksikë, një ditë pasi dha dorëheqje nga posti i presidentit të Bolivisë, për shkak të protestave për mashtrime zgjedhore.

Në një postim në “Twitter”, ai ka shkruar se është e dhimbshme të largohet nga Bolivia, porse do të kthehet me më shumë “fuqi dhe energji”.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, konfirmoi se Morales ka udhëtuar atje me një avion të Qeverisë meksikane.

Në ndërkohë, ushtria boliviane ka urdhëruar trupat që të mbështesin policinë, e cila është përleshur me mbështetësit e Morales.

Rreth 20 vetë janë plagosur në përleshje.

Morales, më herët, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’iu rezistojnë, siç ka thënë “fuqive të errëta” që e kanë detyruar të japë dorëheqje.

Nënkryetarja e Senatit ka thënë se do të marrë përsipër udhëheqjen e përkohshme të Bolivisë derisa të mbahen zgjedhjet e reja.

Morales është zgjedhur për herë të parë në vitin 2006.

Ai është vlerësuar lart për luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e ekonomisë së Bolivisë, por shkaktoi polemika kur i kishte sfiduar kufijtë kushtetues, duke kandiduar për një mandat të katërt në zgjedhjet e tetorit.

Ishte thënë se këto zgjedhje kanë qenë më shumë parregullsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë…