Presidenti i del në mbrojtje Hotit: Sulmi është i papranueshëm për demokracinë që kemi ndërtuar

22 shkurt 2020 | 18:36

Për sulmin ndaj zëvendëskryeministrit Hoti ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm për demokracinë e Kosovës.

Për presidentin, e papranueshme është edhe tendenca për arsyetimin e dhunës si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Ky është postimi i Thaçit:

Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, s’mund ta shkarkojë asnjë ambasador pa…