Presidenti i Dritës: Pse mos të ftohen Edvin Kuç dhe Rron Broja?

13 shtator 2023 | 16:19

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Rumania në udhëtim me rezultat 2-0. Pas gjashtë ndeshjeve “Dardanët” kanë katër barazime dhe dy disfata duke mos shijuar ende fitoren në këtë kampanjë kualifikuese.

Kritikat nuk kanë munguar kurrë për listën e futbollistëve të ftuar, pasi kërkohet që të shikohen futbollistët edhe nga elita e futbollit të Kosovës.

Presidenti i Dritës, Valon Murseli, në “Facebook” ka pyetur pse nuk ftohen në përfaqësuese dy mesfushorët më të mirët në kampionat, Rron Broja dhe Edvin Kuç. “Rron Broja dhe Edvin Kuç po shkëlqejnë që sa kohë në kampionatin tonë dhe garat evropiane. Megjithatë, ata nuk ftohen nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe në atë pozitë tani e sa vite luajnë mbrojtësit”, ka shkruar Murseli. “Kanë mbetur edhe katër ndeshje. Duhet t’u jepet hapësirë edhe futbollistëve nga Superliga”, ka shtuar Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se në…