Presidenti i Fenerbahçes: Ka vite që na ka munguar një sulmues si Muriqi

24 gusht 2019 | 10:54

Vedat Muriqi ka debutuar me gol në një
ndeshje zyrtare me klubin e ri të Fenerbahçes.

Kjo e fundit në xhiron e parë të javës së Superligës së Turqisë triumfoi thellësisht me rezultat 5-0 kundër Gazisehir Gaziantepit. Kjo ka bërë të vlerësohet lart edhe paraqitja e reprezentuesit të Kosovës, i cili raportohet se ka marrë nota pozitive prej presidentit të klubit, Ali Koç.

“Për një kohë të shkurtër Vedati është bërë ikonë e shumë fansave të rinj si dhe fëmijëve. Më kanë pëlqyer fotografitë e tij kur ka qenë fëmijë teksa ka pozuar me fanella të Fenerit. Ka vite që një sulmues i kalibrit të tij i ka munguar klubit tonë”, ka thënë Koç.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin…