
Presidenti i FFK-së: Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” e gatshme për ndeshje të rëndësishme
09 maj 2025
| 16:55
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në gjendje të shkëlqyeshme, falë përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të ekipit të mirëmbajtjes.
Ai ka shkruar në “Facebook” se çdo detaj po trajtohet me kujdes, me qëllim që të sigurohet një sipërfaqe loje në standarde të larta, e gatshme për ndeshje të rëndësishme.
“Kjo fushë do të jetë nikoqire e finales së Kupës së Kosovës për meshkuj dhe femra, që do të zhvillohen në prag të ndeshjeve miqësore të Kombëtares A në muajin qershor. Përgatitjet janë drejt përfundimit, me qëllim që çdo aktivitet të zhvillohet në kushte ideale dhe atmosferë dinjitoze për futbollin kosovar”, ka shkruar presidenti Ademi.