Presidenti i FFK-së ndjek nga afër rregullimin e fushave në regjione

19 qershor 2022 | 10:50

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka qëndruar për vizitë në Pejë dhe Klinë.

Ai nga afër ka ndjekur fillimin e punimeve në rregullimin e fushave në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami” dhe atë të Dukagjinit “18 qershori”.

Me mbështetjen e FFK-së ka filluar rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave me bari natyral nga ekspertë të kësaj lëmie, e ku synohet të krijohen kushte sa më të volitshme për futbollistët për edicionin e ri garues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kërkesa dhe sygjerimi për pjesmarrja në Open Ballkan…