Presidenti i Formula 1: Kemi oferta për të zhvilluar gara nga e gjithë bota

17 shtator 2021 | 15:20

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, ka rrëfyer se vitin tjetër kalendari i garave mund të ketë surpriza e risi të ndryshme.

Në një intervistë për “Bild”, ai ka treguar se ka oferta nga mjaft shtete të botës për të zhvilluar gara.

“Kemi oferta nga Afrika dhe kjo është një surprizë. Oferta nga Maroku dhe Afrika e Jugut, që kanë pista të gatshme”, ka thënë Domenicali, që ka befasuar me emrat e këtyre dy shteteve. Në Afrikën e Jugut nuk zhvillohet një garë që prej vitit 1993.

“Kërkesa ka edhe nga Azia, me Korenë e Jugut që synon të rikthehet në kalendarin e garave. Objektivi ynë është të kemi një kalendar me 23 gara, ku një e treta e tyre të zhvillohet në Evropë, ndërsa pjesa tjetër e garave në gjithë botën”, ka shtuar Domenicali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në deklaratën e tij hyrëse në fillim të gjykimit të…