Presidenti i Kroacisë: Në bazën ku u stërvit grupi serb s’mund të futesh pa aprovim

10 tetor 2023 | 12:48

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia “duhet t’i japë disa përgjigje” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Pasi e ka pritur në Zagreb presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Milanoviq, në një konferencë të përbashkët për medie, ka thënë se në bazën e ushtrisë serbe ku është dëshmuar se është stërvitur grupi terrorist duhet aprovim për t’u futur.

“Për t’u futur aty brenda duhet të kesh aprovimin e dikujt”, ka thënë ai.

Milanoviqi ka theksuar se “armët, trajnimet, xhirimet që kanë lënë, të gjitha këto gjëra kanë mbetur në dispozicion të Kosovës”.

Më tutje, presidenti kroat, ka treguar se si Kroacia ka arritur të luftojë dhe të triumfojë ndaj Serbisë përgjatë historisë. “Natyrisht me çmim shumë të madh”.

“Janë bërë shumë vrasje, gjëra të ndryshme, komplote…”, ka thënë ai, duke iu referuar Serbisë.

“Por tani nuk jemi në vitin 1014, por jemi në vitin 2023”, ka thënë presidenti kroat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq, ka thënë se për ish-presidentin…