Presidenti i La Ligas: Superliga Evropiane marrëzi, do ta shkatërronte futbollin

15 nëntor 2021 | 16:56

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka rikonfirmuar mendimin e tij se Superliga Evropiane nuk do të ishte në të mirë të futbollit.

“Është marrëzi. Do të kishte ndezur probleme në futbollin evropian. Nuk do të kishte zgjidhur asgjë. Ne kemi më shumë se 1 500 klube në Evropë, jo vetëm ato 20 që ishin përfshirë në të fillimisht. Superliga do t’i kishte përkeqësuar pasojat ekonomike, duke ulur të ardhurat nga garat kombëtare. Do të ishin ulur vlerat e të drejtave televizive, për shembull, në Spanjë dhe Itali. Vetëm në Spanjë do të kishim humbur një miliard dhe 900 milionë euro për shkak të Superligës”, ka thënë Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i sportit, Pano Xhixho ka zbuluar në emisionin “Skaner”,…