Presidenti i Napolit: Mourinho nuk është pjesë e planeve tona

26 janar 2024 | 16:29

Që pas shkarkimit nga Roma, në të gjitha mediat italiane përflitet se Mourinho është në bisedime me Napolin, për të qenë kështu trajneri i ardhshëm i të kaltërve.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur duke hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme.

“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona, nuk ka qenë diskutuar asnjëherë. Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka theksuar De Laurentiis dhe duke mohuar të gjitha thashethemet e merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi,…