Presidenti i PSG-së: Sezonin e ardhshëm do ta shihni Messin më të mirë në histori

23 qershor 2022 | 15:35

Lionel Messi ishte shumë larg pritshmërive në sezonin e parë me Paris Saint-Germain (PSG).

Lëndimi, e më pas koronavirusi, ka bërë që argjentinasi të humbte shumë ndeshje, por në ato që ishte nuk la mjaftueshëm gjurmë.

Në 34 ndeshje me Parisin, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 15 asistime.

Ndërsa presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka  deklaruar se Messi më i mirë ndonjëherë do të vijë sezonin e ardhshëm.

“Sezonin e ardhshëm do ta shohim Messin më të mirë në histori”, ka thënë ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë """ PARIS Next season we will see the best Messi in history. NASSER AL-KHELSAIFI, PSG PRESIDENT on Lionel Messi via Le Parisien"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar pas…