Presidenti i Jugut mund të marrë pjesë në takimin Trump-Kim

28 maj 2018 | 20:29

Presidenti i Koresë së Veriut, Moon Jae-in mund të marrë pjesë në samitin e shumëpritur mes Trump dhe Kim Jong-un për çarmatosjen bërthamore të gadishullit. Tashmë ka raportime se samiti tre palësh mund të ndodhë në Singapor më 12 Qershor.

Samiti i Donald Trump me Kim Jong-un në Singapor, i anuluar javën e kaluar nga Presidenti amerikan në një letër në të cilën akuzonte Phenianin për “armiqësi të hapur”, që më pas brenda 24 orëve të tregohej përsëri i gatshëm të takohej, mund të transformohet në një mbledhje me 3 palë, me pjesëmarrjen e presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Këtë e ka thënë një burim qeveritar i Seulit për agjencinë e lajmeve Jonhap që thekson se takimi mund të ndodhë po me 12 Qershor në Singapor, ashtu siç ishte planifikuar më përpara.

E gjitha varet, nënvizon burimi presidencial, nga progresi që mund të bëjnë Uashingtoni dhe Pheniani gjatë negociatave para samitit të nisur me mbërritjen e delegacionit amerikan në Korenë e Veriut. Njoftimi për një pjesëmarrje të mundshme të Moon Jae-in vjen pas një takimi surprizë të shtunën mes tij dhe Kim Jong-un. Gjatë bisedës udhëheqësi i Koresë Komuniste ka shprehur dëshirën e tij të palëkundur për të marrë pjesë në samitin me Trump.

Vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ekipi amerikan ka mbërritur në Korenë e Veriut për të përgatitur samitin mes tij dhe Kim.

“Unë me të vërtetë besoj se Koreja e Veriut ka potencial të shkëlqyer dhe një ditë do të jetë një komb i madh ekonomik dhe financiar. Kim Jong-Un pajtohet me mua për këtë”, shkruan në tuitër kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, në takimin me kreun e jugut, lideri i regjimit komunist ka shprehur gatishmërinë e tij për çarmatosjen bërthamore të gadishullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka folur për qeverisjen e…