Presidenti Meta: Ilaçi që shëron krizën është vota direkte

11 korrik 2019 | 15:08

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju Jork, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv, David Harris.

Meta ka thënë se e ka njohur Harrisin “me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin”, si dhe me propozimin e tij për zgjidhjen, “nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli”.

Presidenti ka theksuar se “i vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i ekipeve përfaqësuese të Kosovës në hendboll (femrat), Agron…